Anglia ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të ftuar për EURO 2020, transmeton Insajderi
Nga 33 sa ishin të ftuar, kanë mbetur 26, ku në listë nuk shihen emra si James Ward-Prowse, Ollie Watkins, Ben Gidfrey, Ben White, Aaron Ramsdale, Mason Greenwood u tërhoq për shkak të lëndimit, ndërsa në këtë listë nuk figuron as Jesse Lingard.
Në listën e të ftuarve janë: Kapiteni i Aston Villas, Jack Grealish.
Fituesit e Ligës së Kampioëve me Chelsea, Reece James, Ben Chilwell dhe Mason Mount.
Nga Manchester City vijnë John Stones, Phil Foden dhe Raheem Sterling.
Në sulm tjetër janë Dominic Calver-Lewin, dhe kapiteni i “tre luanëve”, Harry Kane.
Në këtë listë lojtari më i ri do të jetë mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Listën e përmbyllin lojtarët tjerë: Dean Henderson, Sam Johnstone, Jordan Pickford, Trent Alex-Arnold, Conor Coady, Harry Maguire, Tyrone Mings, Luke Shaw, Kieran Trippier, Kalvin Phillips, Declan Rice, Marcus Rashford dhe Bukayo Saka./insajderi.com