Anglia siguron fitoren e parë në këtë kampionat përball Kroacisë

Anglia siguron fitoren e parë në këtë kampionat përball Kroacisë

Anglia ka arritur të shënoj fitore minimale prej 1-0 përball Kroacisë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin D në EURO 2020.

Pjesa e parë u takojë tërësisht anglezëve, të cilët dominonin sin ë posedim të topit, ashtu edhe në raste.

Për dallim nga pjesa e parë, pjesa e dytë ishte shumë më ndryshe.

Në këtë pjesë u pa një Kroaci krejtësisht tjetër për dallim nga e pjesa e parë.

Pavarësisht kësaj, anglezët arritën të shënojnë në minutën e 57-të të takimit përmes Raheem Sterling.

Deri në fund të takimit u zhvillua lojë e hapur nga të dyja skuadra, ku nuk munguan as rastet nga të dyja skuadrat.

Ndeshjen e radhës Anglia do të luaj përball Skocisë, kurse Kroacia do të ketë përball Republikën Çeke./insajderi.com


Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë

Kombëtarja angleze ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë.

Golin e shënoj Raheem Sterling në minutën e 57-të të takimit.

Deri në këtë minutë të pjesës së dytë, është duke u zhvilluar lojë më e hapur nga të dyja skuadrat, derisa kroatët janë dukshëm më të mirë se në pjesën e parë.


Fillon pjesa e dytë mes Anglisë dhe Kroacisë


Përfundon pjesa e parë mes Anglisë dhe Kroacisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 0-0 në ndeshjen mes Anglisë dhe Kroacisë.

Ky 45 minutësh u karakterizua me dominim total të anglezëve, të cilin dominonin si në posedim të topit ashtu edhe në raste.

Phil Foden kishe rastë të mirë shënimi në minutat e parë të takimit, por goditja e tij goditi shtyllën.

Duke parë rastet e krijuara në pjesën e parë, pjesa e dytë pritet të jetë shumë më e mirë, mbase edhe me gola.


Fillon përballja mes Anglisë dhe Kroacisë.