Anglia ka arritur të të kualifikohet në çerekfinale pasi fitoi kundër Gjermanisë me rezultat 2-0, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.
Kjo pasi të dyja skuadrat krijuan raste të mira për shënim, por shifrat nuk arritën t’i ndryshonin.
Ndërsa për dallim nga pjesa e parë, ajo e dyta ishte krejtësisht tjetër.
Kjo pasi fillimi i kësaj pjese u karakterizua me lojë më të mirë, deri në minutën e 75-të kur anglezët arritën të shënojnë në goditje e parë në portë në këtë pjesë me Raheem Sterling.
Pas këtij goli, anglezët u treguan shumë më të mirë.
Ata arritën të shënojnë edhe një herë në minutën e 86-të përmes Harry Kane, ku ky gol edhe i siguroi kalimin në çerekfinale “Tre luanëve”.
Deri në fund të ndeshjes gjermania u mundua të rikthente rezultatin, por nuk arritën t’i ndryshonin shifrat.
Tani Anglia në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Suedisë./insajderi.com
Anglia shënon edhe golin e dytë kundër Gjermanisë
Anglia ka arritur të shënoi golin e dytë në përballje me Gjermaninë.
Goli u shënua nga Harry Kane në minutën e 86-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas gabimit në mesfushë të Sergej Gnabryt.
Anglia kalon në epërsi ndaj Gjermanisë
Anglia ka arritur të kaloj në epërsi kundër Gjermanisë
Golin e shënoi Raheem Sterling në minutën e 75-të të ndeshjes.
Anglezët arritën të shënojnë këtë golë në goditjen e parë drejt portës në këtë pjesë.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes
Ka përfunduar me rezultat 0-0 pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Gjermanisë.
Fillimi i ndeshjes u karakterizua me dominim më të theksuar të gjermanëve, të cilët krijonin raste të mira për shënim.
Me kalimin e minutave, anglezët arritën të rimarrin vetën dhe të krijojnë raste për shënim.
Përkundër rasteve nga të dyja ekipet rezultati nuk ndryshoi.
Fillon ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë.