Anija e pafuqishme përballë stuhisë dhe dallgëve të mëdha

Anija e pafuqishme përballë stuhisë dhe dallgëve të mëdha

Anija gjigante italiane “Costa Deliziosa” është përfshirë nga stuhia e fuqishme dhe dallgët e trazuara në Venedik, ku për pak sa nuk është përplasur në afërsi të një shetitoreje përplot me turistë dhe anijet tjera të renditura në afërsi të portit.

“E kemi shikuar se si po lëvizte në drejtimin tonë”, ka deklaruar njëri nga dëshmitarët e shumtë okularë që menduan se do ta pësojnë me jetë, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i “Costa Deliziosa”, ka njoftuar se anija pavarësisht luhatjeve me sukses ka vazhduar lundrimin drejt destinacionit të paraparë.

E autoritetet e qytetit kanë filluar hetimet e këtij incidenti, e ministria italian i Trafikut, Danilo Tonineli ka urdhëruar fillimin e inspektimit.