“Një yll i ri vjen për Krishtlindje!”, në këtë mënyrë të bukur e ka komentuar Wycombe Wanderers golin e parë që ka shënuar djaloshi shqiptar, Anis Mehmeti, njofton Insajderi.
Futbollisti 19 vjeçar i ka dhënë një pikë skuadrës së tij duke tundur rrjetën e Queens Park Rangers (QPR), në atë barazim në shifrat 1-1 në “Championship”.
Padyshim që kjo temë është e hershme dhe gjithmonë e kemi theksuar se Shqipëria mund të fërkojë duart për të ardhmen e ndritur. Veçanërisht me brezin e fëmijëve që po arrijnë moshën e pjekurisë, duke ditur emigrimet e shumta të familjeve shqiptare drejt Anglisë.
Mes emrave si Armando Broja dhe Armando Dobra, tanimë listës i bashkohet edhe Anis Mehmeti. Gjatë ndeshjes me QPR do të aktivizohej nga stoli dhe pasi është futur bukur në zonën kundërshtare ka arritur që të gjejë pak hapësirë sa për të dërguar topin në rrjetë duke sjellë jehonën dhe përgëzimet nga shokët e skuadrës dhe stafi i Wycombe. /Insajderi.com
View this post on Instagram