Anis Mehmeti shënon gol në fitoren e Wycombe-s në Championship-in anglez

Anis Mehmeti shënon gol në fitoren e Wycombe-s në Championship-in anglez

Mesfushori i talentuar shqiptar Anis Mehmeti ka gjetur rrugën e rrjetës në Angli me skuadrën e Wycombe, në Championship, njofton Insajderi.

Talenti 20 vjeçar ka shënuar në përmbysjen e skuadrës së tij ndaj Huddersfield-it, ku fillimisht ndodheshin në një disavantazh të dyfishtë.

Hudersfield shënoi dy herë me Bacuna në minutën e 18’-të dhe Mbenza në minutën e 41’-të. Megjithatë ishte Mehmeti që i hapi rrugën përmbysjes së Wycombe-s.

Shqiptari shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 47-të, teksa futet bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, e cila përfundoi në rrjetë.

Jacobson në minutën e 63-të dhe Knight në minutën e 87-të, përmbysën rezultatin, duke i dhënë Wycombe-s fitoren.

Ky është goli i dytë për Mehmetin këtë sezon, pas atij të shënuar në barazimi 1-1 ndaj QPR-së në dhjetor të vitit të kaluar. /Insajderi.com