
Buzëqeshja iu kthye në fytyrë pas një kohe të gjatë jashtë fushave të gjelbra, por problemet i janë shfaqur përsëri.
Ansu Fati ka ndjerë sërish dhimbje në gju dhe nuk do jetë i gatshëm në ndeshjen që Barcelona e zhvillon sonte ndaj Rayo Vallecanos, shkruan Insajderi.com.
Këtë lajm e ka bërë të ditur, vetë klubi katalunas duke shkruar ndër të tjera se “ Lojtari ka dhimbje në gjurin e djathtë dhe do të humbasë udhëtimin e së mërkurës në Vallecas. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe do rikthimi i tij, varet nga rikuperimi”.

Ansu Fati
Numri dhjetë i blaugranëve konsiderohet si njëri nga talentët më të mëdhenjë – që ka dalë nga “La Masia” viteve të fundit.
18 vjeçari ka zhvilluar katër ndeshje këtë sezonë në La Liga, ndërsa ka shënuar dy gola.
Pak, ditë më parë, ai e ka vazhduar kontratën me Barcen deri në vitin 2026, ndërsa klauzola e lirimit të tij është një milliard euro.
Kundër Vallecanos, jashtë fushës së gjelbër do jenë edhe Ronald Aruajo, Pedri Gonzales, Osumane Dembele, të cilët janë gjithashtu të lënduar./Insajderi.com