Shkencëtarët kanë bërë të ditur se niveli i borës së rënë në Antarktidë në krahasim me nivelin e borës së rënë 200 vite më parë ka shënuar një rritje prej 10 p" />

Antarktidë, më shumë reshje të borës se sa para 200 vitesh

Antarktidë, më shumë reshje të borës se sa para 200 vitesh

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se niveli i borës së rënë në Antarktidë në krahasim me nivelin e borës së rënë 200 vite më parë ka shënuar një rritje prej 10 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, Dr. Liz Thomas në Këshillin e Përgjithshëm të Unionit Evropian të Gjeoshkencave (EGU) të mbajtur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ka prezantuar studimin me të cilin ka njoftuar se në reshjet e borës në Antarktidë, në krahasim me ato në 200 vitet e fundit ka një rritje prej 10 për qind.

Hulumtuesit thonë se gjatë viteve ‎‎2001-2010, në krahasim me ato gjatë viteve 1800-1810 në Antarktidë ka rënë rreth 272 miliardë ton më shumë borë për një vit.

Thomas dhe ekipi e saj të cilët kanë studiuar 79 bërthama të akullit, duke e analizuar kiminë e bërthamës kanë zbuluar jo vetëm se kur do të bie borë por edhe se sa shumë reshje ka patur.

Pjesa më e madhe e borës shtesë ka rënë në Gadishullin e Antarktidës në të cilin në shekullin e 20-të është parë një rritje e ndjeshme e temperaturës.

“Me ngrohjen e Antarktidës parashihej që atmosfera të mbajë më shumë lagështi dhe se kjo duhet të shkaktojë më shumë reshje të borës. Edhe hulumtimi ynë tregon se kjo vetëm se është realizuar”, thotë Thomas.

Hulumtimi u publikua në revistën “Climate of the Past” të EGU-së.