Anthony Davis i papërmbajtshëm – Lakers arkëtojnë pikët e plota

Anthony Davis i papërmbajtshëm – Lakers arkëtojnë pikët e plota

Ai po e mban në supe skuadrën.

Edhe një herë, si në shumë ndeshje tjera në këtë sezonë, Anthony Davis ishte superior te Los Angeles Lakers.

Lakers kanë shënuar fitore ndaj Sacramento Kings, me rezultat 117-92.

Në këtë takim, skuadra nga Los Angelesi ishte favorite në letër dhe pa shumë probleme arriti që të arkëtonte pikët e plota.

Davis ishte pa asnjë dyshim basketbollisti më i dalluar në parket. 28 vjeçari ishte autor i 25 pikëve, tri asistimeve dhe shtatë kërcime.

Fenomenal në këtë takim ishte edhe Russel Westbrook, që realizoi 23 pikë, gjashtë asitime dhe pesë kërcime.

Lakers vs. Kings Final Score: Russell Westbrook leads L.A. past Sacramento  without LeBron - Silver Screen and Roll

Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Sacramento ndeshje të mirë zhvilloi Richaun Holmes, i cili realizoi 27 pikë, ndërsa ndihmoi me dy asistime dhe nëntë kërcime.

Pas kësaj fitore, La Lakers gjenden në vendin e tetë të Konfernecës Perëndimore.

Pas 23 ndeshjeve të zhvilluara, kanë arkëtuar 12-të fitore, ndërsa janë mposhtur 11-të herë.

Ndërsa, Kings janë tre pozita më poshtë, me tetë fitore dhe 14-të humbje. /Insajderi.com

Gjendja në Konferencën Perëndimore