Anthony Fauci: Për imunitetin e tufës nevojitet vaksinimi i 90 përqind e popullësisë

Anthony Fauci: Për imunitetin e tufës nevojitet vaksinimi i 90 përqind e popullësisë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dr. Anthony Fauci tha se për të fituar imunitetin e tufës ndaj koronavirusit do të nevojitet vaksinimi i 90 për qind të popullsisë, transmeton Insajderi.

Fauci, një ndër mjekët e dalluar të SHBA-së, në intervistën për “New York Times” tha se më parë imuniteti i tufës ka qenë në nivelin 70-75 për qind, por aq sa është ngjitëse sëmundja aq duhet të jetë i lartë niveli i vaksinimit.

“Nuk e dimë numrin e saktë, por mendoj se është mes 70 dhe 90 për qind”, u shpreh ai.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan se deri më tani mbi 1 milion persona në vend janë vaksinuar kundër COVID-19.

Nga vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna që janë aprovuar në SHBA duhet të zbatohen nga dy doza.

Ndërkohë, administrata e Trumpit synonte vaksinimin e dozës së parë të 20 milionë amerikanëve.

Sipas të dhënave të “Worldometers” mbi 19 milionë persona në SHBA janë infektuar me COVID-19 ndërsa kanë humbur jetën mbi 336 mijë të tjerë. /Insajderi.com