Anthony Joshua cilësohet Muhamed Aliu i ri

Anthony Joshua cilësohet Muhamed Aliu i ri

Adhuruesit e boksit e kanë shpallur Anthony Joshuan si Muhamed Aliun e ri pasi fotografia e famshme e nokautit të Joshuas dhe Aliut qarkulloi në të gjitha rrjetet sociale me krahasimin për ngjashmërine e tyre.

Joshua e ndali Ëladimir Klitschkon, pas 11-të raundeve falë dy gjujatjeve eksploziv i cili e shkatërroi ukrainasin.

Joshua e rrëzoi Klitschkon pak momente më vonë para se gjyqtari të ndërprente duelin teksa 90 mijë shikues në Ëembley e panë të shkruhej historia.

Një moment ikonik ky për 27 vjeçarin që shumë njerëz besojnë se është aq i mirë dhe aq i madh sa ai i Muhamed Aliut, shkruan Telegraf.

Shumë fotografi të boksierit legjendar Ali ekzistojnë në rrjetet sociale, por nokauti i Muhamed Aliut ndaj Sonny Liston në luftën e tyre për kategorinë e rëndë e ngjashmëria me atë të Anthony Joshuas ka mahnitur të gjithë adhuruesit e boksit.

Madhështia e të dy boksierëve shihet në të dyja fotot, teksa kundërshtarët e tyre pa shpresë janë të gjunjëzuar para tyre.