2 nga boksierët më të mirë aktualisht në botë dhe potencialisht kundërshtarët e ardhshëm për titullin e botës, Anthony Joshua dhe Tyson Fury, janë takuar krejt rastësisht në rrugët e Marbellas në Spanjë, ku të dy boksierët po kalojnë pushimet e verës.
Promoteri Eddie Hearn ka treguar se çfarë ata kanë biseduar kur këta dy janë takuar. “Është diçka e rastësishme e pa planifikuar dhe e mrekullueshme. Të dy janë takuar në rrugë dhe të dy kane kërkuar nga njëri tjetri që të fitojnë përballjet e tyre të ardhshme, për të mundësuar që vitin tjetër të zhvillojnë përballje në mes vete” ka thënë Hearn, transmeton Insajderi.
Kujtojmë se Joshua do të ndeshet me Kubrat Pulev e ndërsa Fury do të zhvillojë ndeshjen e tretë me Wilder, më pas të dy boksierët Joshua e Fury, do të ndeshen në vitin 2021./Insajderi.com.