“Anthony Martial i ngjashëm me Thierry Henry”

“Anthony Martial i ngjashëm me Thierry Henry”

Anthony Martial krahasohet me legjendën e Premier Ligës, Thierry Henry, dhe përkrahet nga ish sulmuesi i United Dwight Yorke, duke deklaruar se atij i duhet kohë për t’u shndrruar në top sulmues.

Ish sulmuesi anglez e ka këshilluar ekipin e Manchester United dhe ish bashkëlojtarin e tij Ole Gunnar Solskjaer, duke thënë se duhet të kenë durim me francezin Martial dhe duke insistuar se ai mund të bëhet një sulmues i klasit botëror për të cilin United kanë nevojë.

Legjenda e Old Trafford e krahasoi francezin me vetën e tij dhe me Thierry Henry, dhe tha se ai po kalon një rrugë të njejtë sikur ata, duke kaluar nga një lojtar krahu në një sulmues qendror. Ai insistoi se i duhet kohë dhe vetbesim që Martial të shndrrohet në sulmuesin që United po e kërkojnë.

“Unë kurr nuk e pashë vetën si një numër 9. Unë i fitova aftësitë e mia duke luajtur nga krahu i djathtë dhe i majtë, dhe papritur e gjeta vetën duke luajtur në rolin e numërit 9. Anthony Martial është si unë. Ai është edhe si Thierry Henry, Wayne Rooney e ndoshta edhe si Cristiano Ronaldo, fitoi dhe i përmirësoi aftësitë e tij si lojtar krahu, dhe tani po i përdorë ato në pozitën e sulmuesit qendror. Kjo është ajo që po e bën Anthony Martial.”- deklaroi Dwight Yorke për TalkSPORT, raporton Insajderi.

“Unë mendoj se Anthony Martial do të përmirësohet shumë, atij vetëm i duhet kohë të mësohet më shumë me këtë pozitë.”- shtoi ai.

Manchester United janë të vendosur që në afatin kalimtar të kësaj vere të nënshkruajnë me një sulmues qendre i cili kontretizon rastet e tij, pasi që sulmi i tyre po kritikohet për shpërdorimin e shumë rasteve, por shumë ish-lojtar të United po këshillojnë që ata të kenë durim me lojtarët aktual, pasi që ata janë ende të rinjë dhe mund të përmirësohen./Insajderi.com.