Antonio Conte flet për një largim nga Inter Milan

Antonio Conte flet për një largim nga Inter Milan

Antonio Conte erdhi me shumë bujë tek ekipi i Inter dhe me gjithë përforcimet, ai nuk ka arritur objektivat e klubit të madh italian.

“Unë kam kontratë tre vjeçare dhe një projekt po ashtu tre vjeçar, për të dërguar Inter-in atje ku e meriton. Nuk do të jetë e lehtë, por nëse nuk arrijë të përmbushë synimet, atëherë do të largohem. Nëse ata janë të lumtur me punën time, unë do qëndroj, por nëse jo, nuk hezitoj të largohem” tha tekniku italian, raporton Insajderi.

Kujtojmë se Conte ishte pranuar me vështirësi nga fansat e klubit, për shkak të historisë së tij me Juventus, por tani pas këtyre rezultateve dhe ndeshjeve, duke se fansat e Inter nuk e dëshirojnë më tek ekipi i zemrës./Insajderi.com