Ulësja e Ole Gunnar Solakjaer në postin e trajnerit të “Djave të Kuq” është duke u “luhatur”, pas humbjes turpëruese nga Liverpooli.
Sipas, Fabrizio Romanos, nëse Solskjaer shkarkohet, në vend të tij do vie, Antionio Conte, përcjellë Insajderi.com.
“Nuk ka asnjë dyshim për vendimin e Antonio Conte prej ditësh. Ai dëshiron punë në Manchester United dhe do të ishte gati ta pranonte. Por ende nuk ka një propozim zyrtar në tryezë, siç janë gjërat sonte. Manchester United ende po mendon nëse do të shkarkojë apo jo Solskjær”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale.
Nëse një gjë e tillë do ndodhte, atëherë për Conten do ishte një rikthim në ishull – pas tre viteve.
Strategu Italian e kishte drejtuar Chelsean në nga viti 2016 deri në 2018 dhe ishte kurorëzuar me troefun e Premierligës – gjatë sezonës 2016-2017.
“Aventura” e tij e fundit ishte në Itali, ku në vitin 2020 e fitoi trofeun e Series A, me Interin.
52 vjeçari njihet për sistemin e tij të lojës, 3-5-2, që për ekipin anglez do ishte diçka e re.
Sa i përket Manchester United, ata gjenden në vendin e shtatë në tabelë, me 14 pikë, tetë më pak se Chelsea që është lidere./Insajderi.com