Antonio Conte merr ofertë nga kjo kombëtare

Antonio Conte merr ofertë nga kjo kombëtare

Sipas raportimeve të fundit në Itali, Federata Holandeze e Futbollit ka kontaktuar Antonio Conte për të parë nëse ai është i interesuar të marrë drejtimin e kombëtares holandeze, transmeton Insajderi.

Por, siç raportohet, Conte ka refuzuar kërkesën e tyre pasi ai është në pritje të ofertave nga ndonjë klub i madh evropian.

Trajneri italian nuk ka në menaxhim ndonjë klub pasi shkëputi kontratën e tij me Interin me pajtim të dyanshëm, ani pse fitoi Serie A.

Si pjesë e marrëveshjes me “Neroazzurët”, Conte nuk do të mund të marr menaxhimin e ndonjë skuadër tjetër të Serie A për edicionin e ardhshëm.

Ai ka qenë i lidhur për një kalim të Paris Saint-Germain, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Real Madrid gjatë kësaj vere, por me disa klube bisedimet kanë dështuar, kurse me disa tjera ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje e përafërt.

Frank de Boer ishte trajner i Kombëtares së Holandës, por dha dorëheqje pasi nuk arriti sukses në “EURO 2020”./Insajderi.com