Interi nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez të Chelsea, N’Golo Kante.
Gazzetta dello Sport., raporton se Antonio Conte dëshiron energji më të madhe në mesfushë dhe mesfushori francez shihet si futbollisti adekuat për ta përmbushur atë rol, transmeton Insajderi.
Raportimet e njëjta, thonë se çmimi i Kante-s, sillet rreth 50 milion euro, por Inter mund të provojë të bind Chelsea-n, me ndonjë shkëmbim të lojtarëve.
Alternativa të tij janë Tanguy Ndombele i Tottenhamit dhe Thomas Partey i Atleticos./Insajderi.com.