Antonio Conte tregon respekt maksimal për ekipin e Shakhtar Donetsk

Antonio Conte tregon respekt maksimal për ekipin e Shakhtar Donetsk

Inter Milan dhe Shakhtar Donetsk, do të takohen sonte në kuadër të gjysmëfinales në Europa Ligë-Antonio Conte ka dhënë vlerësim maksimal për klubin nga Ukraina si dhe vazhdimësinë e sukseseve të tyre.

“Për vite me radhë, ata kanë treguar se janë në gjendje të ndryshojnë lojtarët, trajnerët e gjithçka tjetër, por prapë të mbeten ekipi i njëjtë”, tha fillimisht Conte, transmeton Insajderi.

“Unë ua heqë kapelën ekipit dhe drejtuesve të tij, që kanë arritur të mbajnë këtë vazhdimësi me talente. Ata luajnë me forcat e veta dhe janë shumë të mirë në të gjitha sferat e lojës”, shtoi trajneri italian.

“Unë jam përpjekur që të zhvillojë ekipin e Inter, pa shikuar e pa u ndikuar nga ekipet e tjera dhe kemi respektuar çdo garë në të cilën kemi marrë pjesë. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të fitonim këtë titull të Europa Ligë”, përfundoi, Antonio Conte./Insajderi.com.