Antony Blinken pritet të emërohet Sekretar Shteti nga Joe Biden

Antony Blinken pritet të emërohet Sekretar Shteti nga Joe Biden

Antony Blinken, këshilltari i jashtëm më i afërt i Joe Biden, pritet të nominohet për pozitën e Sekretarit të Shtetit në administratën e re Amerikane, shkruan New York Times, njofton Insajderi.

Sipas NYT, ai do të provojë të afrojë partnerët ndërkombëtarë të SHBA-ve në garën e re globale mes SHBA-së e Kinës, kanë thënë njerëz të afërt me të.

Blinken, 58 vjeçar, dhe ish-zëvendës i sekretarit të shtetit, në administratën e Barack Obamas, kishte vizituar Kosovën bashkë me Joe Biden, në vizitën e zëvendës-presidentit amerikan.

Blinken e kishte filluar karrierën në administratën e Bill Clinton. Ai ka përvojë shumë të madhe në politikën e jashtme dhe emri i tij është mirëpritur edhe nga diplomatët amerikanë.

Përveç Blinken, Biden pritet ta emërojë Jake Sullivan, si Këshilltarin e Lartë për Siguri Kombëtar dhe Linda Thomas-Greenfield, ambasadore në Kombet e Bashkuara./Insajderi.com