Anulohet miqësorja mes Juventus dhe Milan, kjo është arsyeja

Anulohet miqësorja mes Juventus dhe Milan, kjo është arsyeja

Është anuluar miqësorja mes Milanit dhe Juventusit e planifikuar të luhej më 24 korrik, shkruan Insajderi.

Kjo pasi “Rossonerët” në vend të kësaj, do të përballen me Modenan.

Dy gjigandët italian pritej të matnin forcat e tyre pak para fillimit të edicionit të ri të Serie A.

Dy ekipet nuk mund të dakordoheshin për këtë miqësore, derisa të hënën u njoftua se ndeshja nuk do të zhvillohet.

Stefano Pioli së bashku me ekipin e tij në vend të kësaj do të presin Modenën në “Milanello” më 24 korrik./Insajderi.com