Një ndeshje ndërkombëtare e pingpongut ndërmjet përfaqësueses së Kosovës ndaj asaj të Uellsit pasi lojtaret e Kosovës nuk arritën të marrin viza për futje në Mbretëri të Bashkuar.
Ndeshja e kualifikimeve të Kampionatit Evropian për Femra ishte planifikuar të zhvillohej në Qendrën Kombëtare Sportive të Uellsit në qytetin e Kardifit.
Siç raporton BBC, një sfidë ndërmjet Uellsit dhe Kosovës ishte shtyrë më herët gjatë muajit mars, për shkak të problemeve me viza, raporton Insajderi.
“Është zhgënjyese”, tha kryetari I Federatës së Pingpongut të Uellsit, Bernard Carter.
Carter tha se këtë herë vizat për përfaqësueset e Kosovës ishin miratuar, por vonesat me dokumente të udhëtimit bën që ekipi kosovar të mos udhëtonte në Britani të Madhe.
Kjo situatë ka qenë frustuese dhe e kushtueshme për sportin e Uellsit, shkruan BBC, sepse edhe pingpongistja më e mirë e skuadrës përfaqësuese të këtij shteti, Charlotte Carey kishte udhëtuar nga Suedia për të marrë pjesë në sfidën ndaj Kosovës.
“Është frustruese, një rrëmujë e vërtetë për të qenë i sinqertë. Do të jetë e vështirë të korrigjohen këto data, por ne jemi të vendosur se do të shkojmë përpara në të ardhmen”, ka thënë Carter. /Insajderi.com