Ditën e sotme, ishte planifikuar, që nga ora 18:30, të luhej ndeshja mes Lazios dhe Torinos, e vlefshme për javën e 25-të në këtë kampionat, njofton Insajderi.
Megjithatë ndeshja nuk është zhvilluar ashtu siç ishte planifikuar dhe shkak për këtë është bërë situata e krijuar nga Coronavirusi te Torino. Skuadra torineze ka tetë lojtarë të infektuar me Coronavirus dhe për këtë arsye, janë të izoluar, për të mos rrezikuar një përhapje më të madhe.
Autoritetet shëndetësore, ia kanë ndaluar Torinos të udhëtojë drejt Romës, për të luajtur ndeshjen. Te Lazio kanë vepruar sipas rregullores, duke dalë në fushë, ku qëndruan për 45 minuta dhe më pas u larguan, pasi ndeshja edhe zyrtarisht u anulua. Tashmë do të merret një tjetër vendim, nëse ndeshja do të luhet në një ditë tjetër, apo Lazio merr fitoren në tavolinë. /Insajderi.com