Apple do të sjellë një iPad të ri këtë vit

Apple do të sjellë një iPad të ri këtë vit

Për shkak të virusit vdekjeprurës, iPad Pro 2 mund të paraqitet vetëm në gjysmën e dytë të këtij viti.

Fillimisht ishte planifikuar që iPad Pro 2 do të prezantohej së bashku me pasardhësin e iPhone SE në fund të marsit.

Sidoqoftë, azhurnimi për iPad Pro mund të vonohet për shkak të coronavirusit dhe pasigurive që rezultojnë midis furnizuesve nga Kina, raporton Bloomberg, transmeton Telegrafi.

Procesor më i mirë dhe kamera e trefishtë

Por çfarë mund të prisni nga iPad Pro 2?

Është mjaft e sigurt që pajisja do të pajiset me një procesor më të fortë.

Është gjithashtu e mundshme që vendosja me tre kamera e iPhone 11 do të miratohet për iPad Pro.

Megjithatë, nuk ka pasur po thuajse asnjë rrjedhje të fotove për sa i përket pajisjes.

Sipas Bloomberg, prezantimi i iPhone të lirë SE2 nuk rrezikohet nga coronavirusi.

Sipas informacioneve të fundit, ai do të prezantohet në 31 mars.