Apple mund të paguaj 1 miliardë dollarë ndaj Intel, për biznesin e tyre të modemëve

Apple mund të paguaj 1 miliardë dollarë ndaj Intel, për biznesin e tyre të modemëve

Nëse keni ndjekur lajme në lidhje me Apple, mund të keni dëgjuar raporte se si Apple mund të punojë në zhvillimin e modemeve të tyre të telefonave të mençur.

Kjo nuk është aspak një ndërmarrje e vogël, dhe si e tillë, Apple patjetër ka nevojë për të gjithë ndihmën që mund të marrin, prandaj nuk është për t’u habitur që mund të shqyrtoj biznesin modem të Intel.

Në një raport të kohëve të fundit nga The Wall Street Journal, raportohet se Apple është në “bisedime të avancuara” për të blerë biznesin modem të Intel, ku mund të përfundojnë duke paguar më shumë se 1 miliard dollarë për të.

Kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar këto thashetheme, në qershor u raportua se Apple ende kishte idenë e blerjes së biznesit modem të Intel.

Kompania fillimisht duhej të furnizonte modelet 5G të Apple, por kjo u anulua më vonë kur Apple dhe Qualcomm zgjidhën padinë e tyre me njëri-tjetrin, duke lejuar kështu Apple të blinte nga Qualcomm përsëri.