Gjithashtu të ardhurat e kompanisë po përfitojnë nga një bum i shërbimeve të cilat janë rritur me 25% krahasuar me një vit më parë dhe tashmë përbëjnë 20% të të ardh" />

Apple po shkon drejt 2 trilionë dollarëve por si do të arrijë atje

Apple po shkon drejt 2 trilionë dollarëve por si do të arrijë atje

Gjithashtu të ardhurat e kompanisë po përfitojnë nga një bum i shërbimeve të cilat janë rritur me 25% krahasuar me një vit më parë dhe tashmë përbëjnë 20% të të ardhurave totale.

Vlera e tregut e Apple mund të arrijë në 2 trilionë dollarë. Aktualisht kompania vlerësohet me 1.22 trilionë dollarë dhe është kompania më me vlerë në SHBA.

Por si do të shkojë në 2 trilionë dollarë? Fitimi i lartë parashikojnë analistët. Aktualisht kompania ka një marxhinë fitimi prej 27% të të ardhurave. Në pesë vitet e fundit Apple ka gjeneruar mesatarisht 59 miliardë dollarë fitim.

Gjithashtu të ardhurat e kompanisë po përfitojnë nga një bum i shërbimeve të cilat janë rritur me 25% krahasuar me një vit më parë dhe tashmë përbëjnë 20% të të ardhurave totale.

E ardhmja është premtuese edhe për iPhone i cili përgatitet për një rifreskim të madh vitin e ardhshëm dhe kjo falë teknologjisë 5G. Kjo teknologji do të nxisë konsumatorët të blejnë telefonë me standardin më të ri celularë i cili rrit shpejtësitë e internetit.

Po ashtu kompania ka konsumatorët më besnikë në botë dhe të cilët gjenerojnë dy herë më shumë trafik sesa përdoruesit e telefonëve Android. Kjo do të thotë se ata i përdorin pajisjet më shumë. Përballë një baze të tillë përdoruesish, kompania ka nisur tu ofrojë shërbime.

Megjithatë kërkesa e lartë për produkte të reja të Apple është një prej faktorëve kryesore të marshit të kompanisë drejt 2 trilionë dollarëve. Aktualisht ka një kërkesë të lartë për veshje elektronike udhëhequr nga kufjet wireless AirPods ndërsa syzet e realitetit të shtuar pritet të jenë produkti i ri i madh i prodhuesit të iPhone.