Apple Watch që lansohet gjatë vitit që vjen, mund të jetë shumë e përshtatje për zhytje në ujë

Apple Watch që lansohet gjatë vitit që vjen, mund të jetë shumë e përshtatje për zhytje në ujë

Pas prezantimit të Apple Watch 5, që kishte një nivel të lartë të teknologjisë, mund të thuhet se prodhuesit nuk i ka mbetur çfarë të shtojë në modelin e ri.

Ming Chi-Kuo është anliti i pajisjeve nga Apple, që ka bërë të ditur se kjo orë e zgjuar që lansohet gjatë vitit që vjen do të ketë rezistencë shumë më të madhe në ujë, rritje shumë më të madhe të përformacës si dhe lidhe më të mirë më internet, transmeton Telegrafi.

“Liquid cristal polimer”, apo LCP është materiali që pritet të përdoret në Apple Watch 6, që do ta bëjë këtë pajisje shumë më të zgjuar, se sa pajisja aktuale që është punuar me PI.

Rritja e përfomancës në një model të ri, nuk është gjë e re, por Kuo pretendon se do të ketë nivel shumë të lartë të rezistencës nën ujë, që nuk e kishte deri më tani.

Kjo orë mund të përdoret pa problem nëpër bregdete dhe pishina, ndërsa pritet të mos pësoi asnjë dëmtim edhe nëse futet deri në 50 metra thellësi.

Se për çfarë do të nevojitet ky fuqizim, nuk është bërë e ditur, por kjo orë e zgjuar mund të jetë shumë e përshtatshme për zhytje të thella në ujë, apo sporte tjera të ngjashme.

Mundësia që pritet të jetë në Apple Watch të re, pritet të bëhet e ditur më vonë, pasi derisa pas gjysmës së vitit që vjen, nuk pritet të lansohet.