Arabët i thurin lavde Trumpit për sulmin ndaj Sirisë  

Arabët i thurin lavde Trumpit për sulmin ndaj Sirisë  

Mediat sociale janë mbushur me mesazhe falënderimi të arabëve për Presidentin amerikan Donald Trump dhe lëvdata ndaj urdhrit të tij për ndërmarrjen e të parit veprim të drejtpërdrejtë ushtarak amerikan kundër forcave qeveritare siriane.

Shefit të Shtëpisë së Bardhë ata kanë nisur t’i referohen si Abu Ivanka (Babai i Ivankës), një shenjë kjo falënderimi dhe përkëdhelje njëkohësisht.

Një përdorues i bënte Trumpit edhe një fotomontazh, ku presidenti i SHBA-së shfaqet me një kapele tradicionale në kokë. Komenti shoqërues ishte: “Ne të duam”. Ai më tej e përshkruan Trumpin si njeri që mban fjalën, ndërsa një tjetër i thotë se bëri brenda një kohe të shkurtër atë që Obama nuk e bëri dot në 8 vjet.