Arabia dënon me vdekje ateistin për shkak se hoqi dorë nga Islami

Arabia dënon me vdekje ateistin për shkak se hoqi dorë nga Islami

Arabia Saudite ka dënuar me vdekje një ateist për ngarkimin e një videoje në të cilën ai braktis Islamin dhe Profetin Muhamed.

Burri është identifikuar nga vendasit si Ahmad Al Shamri, 20 vjeç, nga qyteti i Hafar al-Batin.

Autoritetet saudite e kapën atë për herë të parë më 2014 pasi ai ngarkoi një video që shfaqte një burrë dhe një grua duke vallëzuar së bashku.

Kjo video më pas bëri që ai të akuzohej për ateizëm dhe blasfemi./Express/