Autoritetet e Arabisë Saudite paralajmëruan se në ditët në vijim do të njoftojnë lidhur me informacionet për organizimin e Haxhit dhe Umres së këtij viti, transmeton Insajderi.
Ministria saudite e Haxhit dhe Umres po punon në një plan për haxhinjtë e këtij viti në Mekë dhe Medinë, të cilat vitin e kaluar u organizuan në kontekstin e pandemisë së COVID-19 vetëm për besimtarët nga Arabia Saudite dhe një numër i kufizuar i besimtarëve nga jashtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta “Sabq” pyeti autoritetet përkatëse saudite nëse 60 mijë besimtarë do të jenë në gjendje të kryejnë Haxhin edhe këtë vit, ndërsa në përgjigjen theksohet se të gjitha detajet në lidhje me Haxhin do të dihen në ditët në vijim.
Ministria e Haxhit dhe Umres më 9 maj njoftoi se haxhi i këtij viti do të organizohet me masa të veçanta mbrojtëse epidemiologjike, por nuk zbuloi më shumë detaje. /Insajderi.com