Arabia Saudite njoftoi të mërkurën se e kanë liruar vajzën e cila u arrestua pasi kishte të veshur një minifund përderisa po shëtitej.
Vajza u lirua pa dënim, njofton ABCNews.
Policia në Arabinë Saudite kishte arrestuar vajzën e re për veshjen e “rrobave të papërshtatshme”, pas shumë thirrjeve nga njerëzit që thoshin se ajo në mënyrë flagrante ka shkelur kodin konservator të mbretërisë së islamit.
Vajza e re saudite tërhoqi vëmendjen gjatë fundjavës kur video u shpërnda në internet, për ecjen e saj në një fshat historik në veri të kryeqytetit të Arabisë, veshur me një këmishë verore të shkurtër dhe duke treguar flokët e saj.
Rregullat saudite kërkojnë që të gjitha gratë që jetojnë në mbretëri, duke përfshirë edhe internacionalët, të veshin rroba të gjata dhe jo të vizatuara për trupi.
Shumica e grave saudite gjithashtu veshin shaminë dhe mbulesën që mbulon fytyrën.
Një deklaratë e lëshuar nga Qendra për Komunikim Ndërkombëtar tha se policia liroi gruan, e cila nuk u identifikua. Vajza është deklaruar se është liruar të martën në mbrëmje, pas disa orësh investigimi nga policia.
Ajo u tha hetuesve se videoja e postuar në mediet sociale u botua pa dijeninë e saj.
“Ajo u lirua pa pagesë dhe rasti është mbyllur nga prokurori,” thuhet në deklaratë./Insajderi.com