Arabia Saudite po akuzohet se tentoi ta vrasë ish-zyrtarin e saj të inteligjencës në Kanada

Arabia Saudite po akuzohet se tentoi ta vrasë ish-zyrtarin e saj të inteligjencës në Kanada

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Selman, po akuzohet për dërgimin e një skuadre me qëllim vrasjen e një ish-zyrtari të inteligjencës saudite.

Plani i dështuar për të vrarë, Saad al-Jabri, ishte i shpejt pas vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi, në Turqi, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.

Ish-agjenti, Sead al-Jabri, ka qenë në mbrotjen e sigurisë private në Kanada. Ai tre vite më parë kishte ikur nga shteti i tij, Arabia Saudite.

Komploti dështoi pasi agjentët e kufirit kanadezë  ishin dyshues për skuadrën që kishte për qëllim vrasjen  e ish-agjentit, ndërsa ata u përpoqën të hyjnë në Kanada nga Aeroporti Ndërkombëtar

Dyshohet se agjenti 61 vjeçar kishte spiunuar për agjenci të shteteve të tjera.

Mbretëria Saudite është kritikuar shumë për vrasjen e  gazetarit, Jamal Khashoggi, në ambasadën e Arabisë Saudite në Turqi. /Insajderi.com/