
Klubi i Ligës së Parë TFF të Turqisë, Aydeniz Et Balikesirspor, ka huazuar sulmuesin kosovar Arb Manaj, i cili më herët ishte pjesë e skuadrës, Ankara Keciorengucu, po të njëjtës ligë, njofton Insajderi.
“Balikesirspor, ka huazuar deri në fund të sezonit Arb Manajn i cili ishte pjesë e Ankara Keciorengucu”, thuhet në postimin e bërë nga klubi nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Në postim gjithashtu është bashkangjitur një fotografi nga ceremonia e nënshkrimit mes kryetarit të Balikesirspor Umit Arslan dhe futbollistit kosovar Arb Manaj.
Manaj në 12 ndeshje për Ankara Keciorengucu ka shënuar katër gola dhe dy asistime. /Insajderi.com