Sulmuesi nga Kosova, Arb Manaj, po kalon një formë fantastike me ekipin e tij Balikesirspor, teksa ka shënuar sërish ditën e sotme në fitoren 0-3 ndaj Eskisehirsporit, njofton Insajderi.
Manaj kaloi ekipin e tij në avantazh me anë të një penalltie në minutën e 39-të të takimit, duke shënuar kështu dy gola nga 11-metërshi në dy takime radhazi, teksa javën e kaluar arriti te realizonte ndaj Instabulsporit.
Ky është goli i 10-të sezonal për sulmuesin 22 vjeçar, i cili ka treguar një formë vërtet të mirë në Ligën e Parë turke duke u vënë kështu në shënjestër të shumë ekipeve. /Insajderi.com