Arben Krasniqi, emërohet drejtor teknik i FBK-së

Arben Krasniqi, emërohet drejtor teknik i FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, me 17.09.2020 e ka emëruar ish trajnerin e Sigal Prishtinës, Arben Krasniqin, në pozitën e drejtorit teknik në Federatën e Basketbollit të Kosovës, njofton Insajderi.

Përgjegjësitë kryesore të Krasniqit do të jenë: Të menaxhojë Programin Nacional të Certifikimit të Trajnerëve për FBK dhe SHTBK; Të zhvillojë dhe menaxhoj programin e trajnimit të trajnerëve të FBK-së; Të menaxhojë Qendrën Nacionale të Basketbollit dhe Akademitë e Basketbollit të krijuara në kuadër të kësaj qendre; Të koordinojë dhe menaxhojë të gjitha aktivitetet e shkollave dhe universiteteve për FBK-në; Të koordinojë dhe menaxhojë Kampin Nacional të FBK-së për gjeneratat e reja.

Për të marrë përgjegjësi të tilla, Krasniqi, së fundi ka përfunduar disa trajnime në nivel të lartë ndërkombëtarë.

Krasniqi do të fillojë punën zyrtarisht me orar të plotë në zyrë të FBK-së nga data 01.10.2020./Insajderi.com.