Arbër Zeneli detyron Nagatomo-n të shënonte autogol

Arbër Zeneli detyron Nagatomo-n të shënonte autogol

Marseille është ndarë në barazim 1-1 kundër Reims në takimin e sotëm të vlefshëm për Ligue 1, njofton Insajderi.

Fajtor për dy pikët e humbura është një emër që tifozët e njohin mirë, Yuto Nagatomo. Ish-mbrojtësi i Interit ka bërë shpesh xhiron e rrjetit me gabimet e tij dhe duket se zakonin nuk e ka harruar ende.

Në minutën e 20 të takimit lojtari i Reims, në këtë rast ishte depërtimi i Arbër Zenelit, i cili shërben një top në zonë, që përfundon te Nagatomo. Por pavarësisht se ishte i pa shqetësuar nga kundërshtarët dhe mund të spastronte zonën, japonezi ngatërrohet me këmbët e tij dhe rastësisht e dërgon sferën në rrjetë. Një autogol qesharak ky që i fali avantazhin rivalëve dhe i hoqi kështu nga duart fitoren Marseille. /Insajderi.com