Arbër Zeneli gëzon Kombëtaren e Kosovës [Foto]

Arbër Zeneli gëzon Kombëtaren e Kosovës [Foto]

Rikthimi i Arbër Zenelit në fushat e blerta duket të jetë vetëm çështje ditësh.

Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Stade de Reimsit, me shumë gjasë do t’i kthehet fushave këtë muaj, transmeton Insporti

Futbollisti 24-vjeçar kishte pësuar lëndim të rëndë në gju në ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi në muajin qershor, çka e kishte lënë atë për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Tani Zeneli në rrjete sociale ka publikuar një foto ku duket se ka paralajmëruar rikthimin e shpejtë të tij.

Ai në ‘Instagram’ ka publikuar një fotografi të tij me fanellën e Reimsit derisa aty shihet edhe një orë, që ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij do të ndodhë shumë shpejt.

Rikthimi i Zenelit do të ishte një bonus i madh për Kosovën, që në muajin mars zhvillon ndeshje të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale, në kuadër të fazës së play-offit të kualifikime në ‘Euro 2020’.

Në rast fitoreje, Kosova do të zhvillonte ndeshjen finale të play-offit kundër fituesit të takimit Gjeorgji – Bjellorusi. Me fitore në këto dy ndeshje ‘Dardanët’ do të siguronin një biletë për në Kampionatin Evropian. /Insporti.com/