Arbër Zeneli përsëri i rëndësishëm për Reims në fitoren ndaj Bordoeaux

Arbër Zeneli përsëri i rëndësishëm për Reims në fitoren ndaj Bordoeaux

Reims ka mposhtur Bordeaux në transfertë me shifrat 1-3, njofton Inajderi.

Protagonist në këtë takim ka qenë edhe futbollisti shqiptar, Arbër Zeneli. Anësori i përfaqësueses së Kosovës ka dhuruar një asist në golin e parë të takimit, që i solli avantazhin skuadrës së tij. Në minutën e 15-të Reims ka të drejtën e një goditjeje nga këndi.

Pranë flamurit gjendet pikërisht Zeneli, i cili harkon në mënyrën e duhur në zonën e rreptësisë, aty ku gjen Abdelhamidin, i cili me kokë e ndal topin në rrjetë. Gjatë takimit janë shënuar edhe tri gola të tjerë, ku dy prej tyre mbajnë firmën e skuadrës së Reims dhe vetëm një i takon Bordeaux-it.

Me këtë fitore Reims ngritët në vendin e 15 në ligë me 17 pikë, pasi për një kohë të gjatë ishte në zonën e rrezikshme, zonë që bie nga Ligue 1. /Insajderi.com