
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, ishte protagonist në sfidën e kampionatit francez, kundër skuadrës së Lille, që është pretendente për fitimin e titullit kampion, teksa gjeti rrugën e rrjetës, njofton Insajderi.
Në minutën e 36-të, mesfushori 25 vjeçar, shtangu portierin kundërshtar, ku me një gjuajtje në formë krosi nga jashtë zonës, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Reims.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rezultatin 0-1, në favor të skuadrës së Zenelit, ndërsa rezultati aktual është i barabartë 1:1. Ky ishte goli i dytë në kampionat për Arbër Zenelin. /Insajderi
🇽🇰🇫🇷 ARBER ZENELI GOAL !
Arber Zeneli gets his second goal of the season for #Reims 🔥. pic.twitter.com/FvQQxlGoBj
— Dardanian Football (@DardanianFooty) January 17, 2021