Arbër Zeneli shënon nga këndi për Reims

Arbër Zeneli shënon nga këndi për Reims

Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, që aktivizohet te Reims në Francë, ka shënuar një gol të rrallë, nga goditja e këndit, njofton Insajderi.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 14-të në Ligue 1 të Francës, ku në fund shënuan fitore nikoqirët e Brest me shifrat 2:1, ndërsa goli i Zenelit ishte gol i barazimit në minutën e 65-të në ndeshje.

Për Reims, Zeneli hyri në pjesën e dytë, në minutën 59-të duke zëvendësuar Dereck Kutesa.

Gjithashtu, për Reims aktivizohet mesfushori tjetër i Kosovës, Valon Berisha, i cili në këtë takim ishte i plot në paraqitjen e tij.

Reims momentalisht mban pozitën e parafundit në ligë me vetëm 10 pikë. /Insajderi.com