Arbër Zeneli tregon se është në top formë

Arbër Zeneli tregon se është në top formë

Arbër Zeneli ka filluar përgatitjet për sezonin e ri me ekipin e tij Reims. Deri tani ai ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese me ekipin e tij dhe ka treguar se është në top formë.

Zeneli ka realizuar 2 gola dhe ka asistuar 1 herë, në këto ndeshje miqësore, duke dhënë indikacione të qarta se ai është rikthyer fuqishëm, pas atij lëndimi që e mbajti jashtë fushave për rreth 8 muaj, raporton Insajderi.

Në fakt, Zeneli u rikthye në fushë në fillim të këtij viti, por luajti vetëm pak minuta përpara se futbolli të pezullohet dhe pastaj anulohet edicioni 2019/20 në Francë si pasojë e përhapjes së coronavirusit.

Forma e tij e lartë, është një shpresë për përfaqësuesen e Kosovës, para ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj, kundër Maqedonisë./Insajderi.com.