Arbëria do të jetë befasia e kampionatit?

Arbëria do të jetë befasia e kampionatit?

Ekipi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, Arbëria, ka arritur të fitojë ndeshjen si mysafir ndaj Besës së Pejës me rezultat 0 me 3.

Kuqezinjtë dominuan pejanët në takimin e zhvilluar në Brestovik, duke i mundur me lojë e me rezultat.

Golat në fitoren e Arbërisë i shënuan Labinot Ibrahimi, Agon Llugiqi dhe Çlirim Kashtanjeva.

Arbëria tubon kësisoj shtatë pikë në tri ndeshjet e para, me dy fitore dhe një barazim dhe atë ndaj ekipit të Prishtinës – ndërsa ekipi i promovuar në Superligë, Besa ka tri humbje radhazi, ani pse ajo drejtohet nga një trajner francez./Insajderi.com.