Arbëria e ndalë edhe Feronikelin

Arbëria e ndalë edhe Feronikelin

Ekipi Arbëria, nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, e ka vazhduar serinë pozitive – kësaj radhe duke nxjerrë një barazim pa gola ndaj ekipit nga Drenasi, Feronikeli.

Ndeshja u dominua në përgjithësi nga ekipi i Feronikelit, por që aksionet e tyre, nuk rrezikuan seriozisht portën e mbrojtur mirë të Arbërisë, njofton Insajderi.

Me këtë barazim, Arbëria kalon e para në tabelë, me tetë pikë të grumbulluara, ndërsa një pikë dhe një ndeshje më pak ka Ballkani, që e përcjellë në pozitën e dytë.

Ekipi i Afrim Tovërlanit, Feronikeli, pas katër gjirove, zë vendin e tretë, me një fitore, një humbje dhe dy barazime – me gjithsej pesë pikë të grumbulluara./Insajderi.com.