
Skuadra e promovuar në këtë vit në Superligën e Kosovës në futboll, Arbëria – ka barazuar me Prishtinën, në një ndeshje të baraspeshuar edhe për nga statistikat.
Të parët kaluan në epërsi Arbëria, në minutën e 10’ të takimit, kur Zabergja shënoi për 1 me 0.
Prishtina e arriti barazimin në minutën e 35’, kur për Prishtinën shënoi sulmuesi, Otto John.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë – por as në pjesën e dytë nuk pati ndryshime, duke bërë që të dy skuadrat të kënaqen me nga një pikë.
Të dy skuadrat kanë nga katër pikë të grumbulluara në dy ndeshjet e para të këtij sezoni të ri./Insajderi.com.