Pas katër humbjeve radhazi në kampionat, Arbëria, ekipi nga Dobraja e Madhe kthehet te fitorja, teksa në javën e 30-të në Superligë ka mposhtur ekipin e përshëndetur tashmë nga Superliga, Besën e Pejës me shifrat 2:1, njofton Insajderi.
Edhe pse kishte raste në pjesën e parë nga të dyja skuadrat, mirëpo nuk kishte ndonjë konkretizim të saktë, pasi mbrojtja e të dyja ekipeve ishte në nivelin e duhur. Kështu, fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll me rrjeta të pa prekura.
Pjesa e dytë do të prodhonte tre gola. Fillimisht do të kalonin në epërsi mysafirët me golin e shënuar nga Brruti, i cili realizoi në të 52-tën minutë.
Teksa, nikoqirët do të përmbysnin ndeshjen në minutat e mbetura, ku në minutën e 65-të, Arbëria barazoi rezultatin me Marcelei Santos, ndërsa pas 20-të minutash, nikoqirët shënuan golin e fitores me anë të Hysen Bytyqit.
Me këto tre pikë, Arbëria mbanë gjallë shpresat për mbijetesë, pasi shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e nëntë, katër më pak se Drenica një pozitë më lartë, ndërsa Besa ndodhet në pozitën e fundit në ligë me vetëm 10 sosh. /Insajderi.com