Arbëria fiton pikë me vlerë te Gjilani

Arbëria fiton pikë me vlerë te Gjilani

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Stadiumin e Qytetit’, Gjilani është ndalur në një barazim 1:1 me ekipin nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, Arbërinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në ligë, njofton Insajderi.

Edhe pse pjesa e parë prodhoi disa rate shënimi, mirëpo në fund, të dyja skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 61-të do të realizonin nikoqirët me Bruqin, teksa pesë minuta para mbylljes së takimit, Marclei do të ishte ai që do të kthente baraspeshën në këtë takim.

Me këtë pikë, ekipi i Sokolit mbetet në vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa ekipi i Morinës pas kësaj pike, shkon në 26 pikë, duke u renditur në vendin e tetë në tabelë, dy më shumë se ekipi i zonës së kuqe. /Insajderi.com