Arbëria mposht minimalisht Drenicën, arkëton pikë me vlera

Arbëria mposht minimalisht Drenicën, arkëton pikë me vlera

Ndeshja tjetër e Supërligës së Kosovës në futboll, e zhvilluar gjatë ditës së shtunë, ishte ajo mes Arbërisë nga Lipjani dhe ekipit nga Skenderaj, Drenicës, ku fitore në fund shënuan nikoqirët, njofton Insajderi.

Ndeshja u karakterizua nga një luftë e madhe për çdo top, ndërsa vetëm pas një angazhimi të pa shoq dhe këmbëngulësisë së madhe, fitores në fund iu gëzua Arbëria.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me një gol të shënuar, mirëpo që u anulua nga gjyqtari i këtij takimi, pasi Shaqiri i Arbërisë ishte zënë në grackën e pozitës jashtë loje.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit intensifikuan sulmet e tyre për të gjetur golin e fitores, gol që do arrihej vetëm në fund të ndeshjes.

Hysen Bytyqi, arriti të kalonte më në fund vendasit ne epërsi, pasi arriti të përfitonte bukur në zonën kundërshtare. Ky gol, doli të ishte i rezultatit përfundimtar, Arbëria 1:0 Drenica.

Me këto tre pikë, Arbëria shkon në 20 pikë në tabelë dhe ngritët në vendin e gjashtë, ndërsa pas kësaj disfate ekipi i Devollit mbetet në 18 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com