Arbëria mposhtet në shtëpi nga Drita

Arbëria mposhtet në shtëpi nga Drita

Skuadra e promovuar këtë sezon në elitën e futbollit kosovar, ekipi nga Dobraja e Madhe, ka shijuar humbjen e parë këtë stinor në shtëpi nga kampionët aktual të Dritës, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në Obiliq, në stadiumin “Agron Rama”, tre pikët i takuan mysafirëve nga Gjilani, me golin e vetëm të realizuar nga Bujar Shabani në minutat shtesë të pjesës së parë. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por edhe i tërë takimi.

Në pjesë  e dytë, Drita tentoi të shënonte golin e sigurisë, ndërsa nikoqirët tentuan të barazonin, por të gjitha këto tentime ishin të kota, pasi takimi u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.

Me këtë fitore, skuadra gjilanase shkon në kuotën e 16 pikëve, tre më pak se lideri Ballkani, por “Intelektualët” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, në anën tjetër, Arbëria mbetet në kuotën e 11 pikëve në pozitën e pestë në tabelë. /Insajderi.com