Arbëria është mposhtur në shtëpi nga Gjilani me shifrat 3:4, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të në Superligë, njofton Insajderi.
Ekipi nga Lipjani, ka shijuar humbjen në shtëpi pas dy fitoreve në dy sfidat e fundit ndaj Besës dhe Feronikelit, ndërsa Gjilani pas tre ndeshjeve rikthehet te fitorja.
Fillimisht kaluan në epërsi mysafirët me anë të Musollit (5’), ndërsa përmbysën rezultatin nikoqirët me anë të Marclei (11’) dhe Kryeziut që shënoi në minutën e 20-të. Pjesa e parë, deri në fund prodhoi edhe një gol, ku mysafirët barazuan me anë të Prognit (39’). Me shifrat 2:2 u mbyll pjesa e parë e takimit.
Pjesa e dytë e takimit prodhoi edhe tre gola të tjerë, një për vendasit dhe dy për mysafirët. Bahtiri në minutën e 53-të riktheu epërsinë për Arbërinë, ndërsa Progni (83’) dhe Kelmendi (89’) përmbysën rezultatin për ekipin e Munishit.
Me këto tre pikë, Gjilani përforcon vendin e katër me 47 pikë, ndërsa Arbëria mbetet në vendin e nëntë me 33 sosh. /Insajderi.com