
Arbëria të premten ka zyrtarizuar transferimin e Fidan Gërbeshit, derisa njëkohësisht ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me Labinot Tahirin, shkruan Insajderi.
Labinot Tahiri për shumë vite ka luajtur në Superligën e Kosovës dhe në Superioren e Shqipërisë.
Në sezonin e fundit ishte pjesë e Arbërisë ku edhe do të vazhdoj bashkëpunimin me ta.
Nga ana tjetër, edhe Fidan Gërbeshi për shumë ka luajtur në Superligën e Kosovës, derisa sezonin e fundit ishte pjesë e Dritës.
Të dy futbollistët kanë firmosur kontratën e re, derisa që të dy do të garojnë në Ligën e Parë për Arbërinë.
“Stuhia e Kuqe” ndeshjen e parë të sezonit do të ketë përball Flamurtarin./Insajderi.com