Arbëria shijon humbjen e parë, Morina thotë se nuk jemi kandidat për titull

Arbëria shijon humbjen e parë, Morina thotë se nuk jemi kandidat për titull

Ekipi i Gjilanit, e ka mposhtur atë të Arbërisë, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë fillim të kampionatit.

Arbëria ishin të parët që realizuan me anë të një goli të Dior Zabërgjës në minutën e 28- të, por në fund të pjesës së parë rezultatin në 1-1 e barazoi transferimi i kësaj vere tek Gjilani, Gramoz Kurtaj.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi me inkuadrimin e Edison Kçikut i cili realizoi golin e 2 me 1 e më pastaj edhe asistoi për Darko Nikaç në golin e fundit të takimit.

Për Arbërinë kjo ishte humbja e parë në këtë sezon pas dy fitoreve dhe dy barazimeve.

“Takimin e nisëm mirë, por nuk arritëm të qëndronim deri në fund, pasi që bëmë disa gabime dhe kundërshtari me shumë kualitet brenda vetës na dënoj. Pavarësisht kësaj humbje futbollistët luajtën mirë, mirëpo kualiteti më i madh te skuadra kundërshtare bëri që disa gabime të bëra të na hakmerren me gola”, deklaroi Morina fillimisht për “Art Sport”, transmeton Insajderi.

“Dua që të ju them gjithë ekspertëve të futbollit të cilët i kam dëgjuar në studiot televizive se Arbëria nuk është për titull. Nuk e di nëse ata e kanë përcjellur Arbërinë, mirëpo objektivi ynë është të ndërtojmë një skuadër stabile për mesin e tabelës”, përfundoi Morina./Insajderi.com